Ju bëjmë me dije se pak ditë më parë ka dalë për lexuesin e gjerë vëllimi i dytë me poezi i poetes Rudina Papajani.
Në këtë vëllim të dytë do keni mundësinë të lexoni 114 poezi fantastike të poetes. Vetë vëllimi poetik jep një tablo të zhbirimit në botën femërore. Prania e femrës vjen si mallëngjim tejet i dlirë si lumturi në fate herë të ëmbla e herë pikëllore ku e bukura vjen si kredo poetike varur mbi varg apo në stuhitë e mëndafshta…!
Realiteti në këtë poezi ka sy malli ku penda dridhet nga ajri i pangopur ku vetë copëra e jetës lëvizin në vetëdije sociale aty ku femra emacipohet ndërmjet “hienave”njerëz që rrekin të sulmojnë cdo gjë të dlirë.
Ndiesitë që transmetohen jepen me një sensualitet të dukshëm ku lundrimet marrin papirusi të gjelbër të mbushur me mall.
Në libër gruaja poete nuk është një femër e privilegjuar nga fati po femër që guxon që vrapon në ajrin që tenton të ndotet…sepse vetë njeriu qëndron në kufi të botës që as e keqja prej Janusi të mos lindin demonë të mos ulen në pije e gosti ku ngazëllehet vera e flitet për dashuri..Errësira rishfaqet te kornizat e heshtura të mëngjezit teksa ajri pastrohet .
“Ju jeni lexuesi dhe komentuesi më i mirë, ju jeni fjala dhe mendja e hapur. Ju jeni inspiruesit e mi që unë dua të shkruaj pa fund vargun apo fjalen e shpirtit. Ju vlerësoj shumë” – shprehet poetja Rudina Papajani për lexuesit e saj në momentin e njoftimit për daljen e vëllimit të saj.
Laberianews/