Del nga parkimi dhe humb kontrollin e mjetit, makina përplaset me bordura anësore përgjatë lumit Osum (foto)

Një makinë tip “Honda” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurat anësore të trotuarit përgjatë lumit Osum në Berat.

Drejtuesi i mjetit Honda M.B. me targa AA 146 FK sapo ka dalë nga parkimi, por parakalimi i një mjeti tjetër përballë tij ka bërë që ai t’i jap gaz makinës dhe të humb kontroll duke u përplasur me bordurat anësorë të trotuarit përgjatë lumit Osum.
Nga përplasja nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Gjysma e makinës është devijuar mbi lum por fatmirësisht mjeti është mbajtur nga kangjellat e rrugës dhe nuk ka përfunduar brenda në lumë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që kanë mundësuar edhe tërheqjen e mjetin nga rruga,për të mos shkarë e përfunduar në lumë.

Loading...