Del vendimi se çfarë shërbimesh ofrohen dhe çfarë shrëbimesh nuk ofrohen nga Periferia për lejet e qendrimit.
Bëhet e ditur se për shkak të masave kufizuese të shkaktuara nga rritja e madhe e rasteve të prekurve me Covid 19 dhe të lockdoën-it në Greqi, të njoftuar nga kryeministri Qirjako Miçotaqis, Ministria e Emigracionit dhe Azilit, Sekretari i Përgjithshëm i Politikave Migratore nxorrën më dt. 6/11/2020 qarkoren me nr. 2158/2020 e cila u drejtohet të gjitha dikastereve përkatëse ku me anë të cilës cakton se cilat shërbime do të ofrohen dhe cilat jo nga Drejtoritë e Decentralizuar të vendit dhe Shërbimi i Azilit gjatë periudhës së karantinës.
Më konkretisht Drejtoritë e Decentralizuara, Departamenti i të Huajve dhe Emigracionit të Attikës kanë dalë me një vendim të përbashkët ku njoftohet se:
“Në zbatim të qarkores me nr. 2158/2020 i dt. 6/11/2020 të Ministrisë së Emigracionit dhe Azilit lidhur me funskionimin e Shërbimeve të Emigracionit dhe Azilit gjatë periudhës së masave kufizuese për kujdesin e shëndetit publik, nga dita e shtunë 7/11/2020 njoftohet si më poshtë:
1. Realizohen rregullisht takimet e programuara për Tërheqjen e Ljeses së Qëndrimit
2. Realizohen rregullisht takimet e programuara për Pajisje me Leje Qendrimi, vetëm për çdo aplikant i cili ka hyrë në Greqi me vizë apo me “tremujore” – kjo kategori përfshin të gjithë ata të cilët fitojnë lejen e parë.
3. Realizohen rregullisht takimet e programuara për Tërheqjen apo Rinovimin e Lejes së Qendrimit për Investitorët.
4. Realizohen rregullisht takimet e programuara për Marrjen e Vendimit të kërkesës/lejes së Refuzuar.
Raste urgjente: Pranohen dorëzime për Rinovimin e Lejes së Qëndrimit vetëm në rastin kur i interesuari duhet të udhëtoj jashtë Greqisë për arsye shëndetësore me një takim të caktuar mjekësor.”