‘Del vëllai i Monikës me vezë floriri’, Rama: Ja videoja e Blendi Gonxhes që Iliri nuk e shfaqi dje mes ‘fakteve’

Teksa iu përgjigj Presidentit Ilir Meta pas mesazhe të biznesmenit Erion Mane me Blendi Gonxhen, kryeministri Edi Rama theksoi se ““Ajo që Ilir Meta nuk tregoi në atë komunikim ishte video që Blendi Gonxhe i kishte dërguar viktimës, ku del se vëllai i Monikës paskej pasur një vend pëllumbash, ku çdo ditë i binin në duar vezë floriri, me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur”.
Pak minuta pas kësaj deklarate, kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të “Facebook” videon, në të cilën shkruan “Ja videoja e Blendi Gonxhes që Iliri nuk e shfaqi dje mes “fakteve” të konferencës së tij”.
“A fiton Shqipëria me PD dhe LSI? Koha kur vëllai i Monikës dhe kunati i Ilirit drejtonte koncesionin e kolaudimit! Ja çfarë “fitoi” Shqipëria që të fitonte Drini Kryemadhi! 400 milionë lekë ka përfituar Drini Kryemadhi! Paga vjetore 2020, 32.3 milionë lekë të vjetra! “, thuhet në mesazhin e videos, të publikuar nga Rama.

Loading...