Del video e vogëlushes ukrainase që po ‘mahnit’ rrjetin, i përloti të gjithë me zërin e saj teksa këndonte brenda bunkerit të strehimit

Një vajzë ukrainase, i ka përlotur të gjithë me talentin e saj. Ajo shkëlqeu me zërin e saj teksa këndonte “Let it Go”, në një koncert bamirësie në Poloni.

Vajza e vogël, e njohur vetëm si Amelia, performoi këngën nga filmi i animuar Frozen, në një përpjekje për të ngrohur zemrat e të gjithëve teksa ishin strehuar në një bunker, duke iu larguar luftës.

Tani, Amelia është filmuar duke kënduar para një turme të madhe pasi ajo dhe familja e saj u larguan për të qenë të sigurtë në Poloni.

Një grua e quajtur Marta Smekhova ndau videon origjinale në Facebook të enjten, duke shpjeguar se kishte marrë leje nga nëna e Amelisë.

Ajo shkroi: “Që nga fjala e parë,në strehën e bombave erdhi heshtja e plotë… të gjithë e lanë mënjanë punën e tyre dhe dëgjonin një këngë nga kjo vajzë që po rrezatonte dritë… edhe burrat nuk mund t’i mbanin lotët. ‘

Në video, Amelia këndon ëmbël, por me besim “Let It Go”, duke dhënë një version të përsosur fjalësh të përkthimit në gjuhën ukrainase. Të gjithë ndalojnë për të dëgjuar vajzën, mosha e së cilës nuk dihet.

Loading...