Del video kur Noizy grushton e shqelmon Cllevion, sapo shpëton nga duart e tij miku Stresit ia mbath! Lë pas shokun, që pëson fatin e tij

“Panorama Plus” ka siguruar pamjet e momentit kur reperi i njohur Noizy ka dhunuar me grushte e shqelma ish-anëtarin e TBA Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

Në video shihet momenti kur Noziy së bashku me disa miq të tij dhunojnë pa mëshirë Kleviol Ahmetin në mes të rrugës dhe në mes të ditës, ndërsa zona është e populluar.

Cllevio, shoku i reperit tjetër Stresi, ka mbërritur në zonë së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Por Rigels Rajku e ndjek pas dhe nis ta godasë edhe tek dera e makinës, përpara se Kleviol Ahmeti të “arratiset”.

Ndërkohë në rrugë ndodhet edhe një mik i Cllevio, i cili po ashtu dhunohet nga reperi dhe miqtë e tij.

Në video shihet momente kur Noizy e godet me grushte, megjithatë pas disa sekondash e lë të lirë. Po ashtu edhe miku i Cllevio, pasi shpëton nga duart e reperit largohet me makinë.

Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Kleviol Ahmeti mësohet se ka shkuar tek lokali i Noizy-t në Durrës, ndërsa pak minuta para “vizitës” ishte ishte ‘live’ në Instagram.

Kjo nuk është pritur mirë nga Noizy, i cili duket se gjithë këtë e pa si një provokim të situatës e cila agravoi deri në atë pikë ku reperi u dhunua në mes të rrugës.

Noziy reagoi pas ngjarjes në një postim në InstaStory ku ndër të tjera thotë se nuk lejon askënd të flasë keq për familjen e tij.

“Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi. Gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë në asnjë moment deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time apo familjarë të rrethit tim. Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë. Jeta vazhdon”, shkroi reperi.

Ndërsa, Cllevio ka treguar se ai ka pësuar mpiksje gjaku në kokë. Në postime shihet teksa filmon veten si pasagjer në një makinë, ku duket me lot në sy.

“Pasoja fatale nëse nuk ma heqin mpiksjen e gjakut në kokë do vini këtu për të më marrë tek banesa! Bravo Noizy do bëhesh vrasës”, shkroi ai.

Pas ngjarjes së rëndë, reagoi edhe miku i Cllevio, reperi Stresi, i cili u shpreh se këtë situatë ia kishte parashikuar, që pas sharjeve të mikut të tij disa kohë më parë kundrejtë familjes së Noizyt.

“Ca ka*in doni me tregu live. Ju ta hani mu*tin, ju të live-it. Klevio ka bo çfarë ka merituar e din edhe vetë Klevio, se ja kam parashikur meqë doni me ditë. Se më keni çuar 8000 mesazhe. Nuk mbroj askënd unë kur i shahet motra. Kam hy tri herë me i mbyll këto muhabete. Nuk është Klevioli i vetmi shok i imi që goditet. Është i dyti, edhe pse se s’më ka dëgjuar mua. Unë i kam lutë, mos e vëlla mos ia shaj motrën kërkujë. Leni budallaqet. Rrini të qetë, mos u bini njerëzve në qafë. Mundohuni me i harru disa gjëra,”-shprehet Stresi.

Mes Noizyt dhe Cllevio ka pasur edhe një sherr verbal para disa ditëve, madje ata kishin shkëmbyer edhe mesazhe. Para një jave Cllevio postoi një mesazh të Noizyt, ku ai i thoshte se është gabim që e shan në rrjetet sociale.

“S’më ha k*ri për Noizyn, pederastat e k*rvës. Më bëni mua si serioza b*q*rat e mutit. Nëse kujton se të kam frikën Noizy, do të të degjeneroj ditë për ditë”, shprehej Cllevio disa ditë më parë në rrjetet sociale.

Loading...