Del videoja e aksionit policor në Itali – Arr.estimi i shqiptarit “koka e trafikut”

Arrestimi i shqiptarit, kokë e trafikut, del videoja e aksionit të policisë në Itali

POlicia ka thënë se shtetasi Flodian Serjani është koka i grupit kriminal të trafikut të drogës i cili u arrestua sot në Vlorë.

Sipas mediave italiane ai është një trafikant droge me lidhje shumë të forta në Toskanë dhe që udhëtonte shpesh herë nga Brindisi për në krahinën e tij në Shqipëri për të siguruar ngarkesën.

Personat e tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal ishin dhe 3 shqiptarë të tjerë, Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Alliaj të cilët plotësonin dhe grupin e trafikut të drogës me bazë në Toskanë.

Ata shisnin marijuanë në komunat fiorentine Arrezo dhe Senesi.

Ky grup ishte i lidhur fort me grupe të krimit të organizuar të Puglia- s, veçanërisht me Salverio Palma i cili është personi që u arrestua sot në Itali, citon shqiptarja. Droga pasi vinte nga bregdeti shqiptar kalohej nëpërmjet korrierëve në qytete të tjera të Italisë si Napoli, Milano, Romë dhe Firence.

Mediat italiane shkruajnë se sipas hetimeve po ky grup ka pasur gisht në dy ngarkesa të kapura në 2018 të disa sasive të konsiderueshme kanabisi.

“Më 12 janar 2018, në Magliano Sabina (RI), përgjatë autostradës A / 1 në veri, karabinierët arrestuan një ndërlidhës shqiptar i nisur për në Toscana, duke transportuar 70 kg marijuanë.

Më 15 shkurt 2018, në periferinë lindore të Romës, karabinierët, arrestuan një ndërlidhës italian me 178 kg marijuanë dhe dy shqiptarë, që do të pranonin sasinë e drogës, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjetën edhe 188 kg lëndë narkotike, peshore elektronike dhe materiale paketimi”, – shkruajnë mediat italiane.”- thuhet në mediat italiane.

Loading...