Delet ‘pushtojnë’ Madridin

Delet që ecnin në tufa zëvendësuan makinat në rrugët e Madridit të dielën, ndërsa barinjtë udhëhoqën kopetë e tyre nëpër qendrën e kryeqytetit spanjoll duke ndjekur rrugët e lashta të kullotave drejt jugut për dimër.

Ngjarja vjetore u ringjall në vitin 1994 si pjesë e Fiesta de la Trashumancia vjetore e Madridit, pasi parlamenti spanjoll njohu rrugët tradicionale të përdorura për të grumbulluar bagëti.

Pasi kaluan nëpër një fshat të qetë, të dielën barinjtë, shumë prej të cilëve ishin veshur me veshje tradicionale, duhej të kalonin disa nga zonat më të ngarkuara të qytetit, duke përfshirë Puerta del Sol, një nga sheshet kryesore të Madridit.

Vendasit dhe turistët u rreshtuan gjatë rrugës, duke shkrepur foto të deleve që mbanin këmbanat tingëlluese rreth qafës. “Me të vërtetë nuk e prisja këtë në qytet, në kryeqytet. Kjo më kujton fshatin tim,” tha studentja Ana Sar, nga Mallorca, cituar nga Reuters.

“Është e mahnitshme,” tha Sandra Van Arkelem, 57-vjeçe nga Holanda, “Shumë njerëz po bashkohen dhe po e shijojnë atë”, shtoi ajo.

Loading...