Delvinë – Bie nga lartësia, ndërron jetë nëna e dy fëmijëve

Ndërron jetë aksidentalisht punonjësja e Njësisë Administrative Vergo, Delvinë.

Valentina Kotolloshi, 42-vjeç, nënë e dy fëmijëve, ka qenë duke rregulluar një tub uji në fshatin Vergo, kur ka rrëshkitur e ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra.

Për pasojë 42-vjeçarja ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit e kryesisht në kokë.

Menjëherë pas aksidentit ajo është dërguar me urgjencë për në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në kokë.

Aktualisht është duke u bërë ekspertiza mjeko-ligjore e viktimës.

Loading...