Policia e Vlorës ka zbuluar dhe ka arrestuar, personin që i vuri zjarrin autobuzit të një gruaje, H.S. në Konispol, mesnatën e 10 prillit.
Ai është një 22-vjeçar me iniciale Sh.B. banues në Delvinë. Policia, pasi i ka kontrolluar banesën, i ka gjetur edhe 25 fishekë dhe fara kanabisi.
Sipas Policisë, zjarri ishte i qëllimshëm ndaj dhe i riu akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Loading...