Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit teksa deputetët demokratë janë përplasur me njëri-tjetrin.
Ka qenë një debat mes Dashnor Sulës dhe Kreshnik Çollakut, që ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.
Në një moment Sula e godet Çollakun me çantë teksa ky i fundit shprehet se do ta kallëzojë penalisht.
Gjatë debatit nuk kanë munguar as fjalori banal. Kujtojmë se Sula mbështet aksionin e Sali Berishës ndërsa Çollaku është deputet i PD-së së Lulzim Bashës.
Çollaku: O Dash
Sula: Jam bo dele unë o Niku. O kokrra..mos them ndonjë gje tjetër
Çollaku: Mos hyrë në këto, bëj punën tate. Të foli njeri, të foli njeri?
Sula: O udhëheq i madh…
Çollaku: Mos më bëj si trim se e dimë ça je
Sula: Ik tashi…
Çollaku: O lëngaraq, palaço
Sula: Po ik, le kokrrën e namit, servil, legen
Çollaku: Deputeti qëllon deputetin
Sula: Ku të qëllova? O mashtrues. Ti je mashtrues. Ti mashtron ditën në diell
Çollaku: Palaço, bën këtu demokratin ti, opozitarin dhe në darkë çon mesazhe
Sula: Unë të çoj mesazhe..?
Çollaku: Hapi letrat të shohim ku i ke tenderat