Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias reagoi pas takimit që pati me kryeministrin Edi Rama.
Duke shpërndarë disa foto nga takimi, Dendias zbuloi se kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, perspektivën e Shqipërisë për t’u integruar në BE dhe zhvillimet e fundit rajonale.
Takimi mes tyre erdhi pas vizitës zyrtare që Edi Rama pati në Turqi, ku u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Kjo bisedë “kokë më kokë” mes ministrit grek dhe kreut të qeverisë shqiptare vjen edhe pas konfliktit Greqi-Turqi, por edhe pas dakordësisë së palës greke dhe asaj shqiptare që t’i drejtohen gjykatës ndërkombëtare për “Detin”.
Loading...