Dënim deri në 10 mijë euro për drejtuesit që hedhin cigare të ndezura nga makina.Ja në cilin shtet…

Drejtuesit e automjeteve në Australi tani mund të përballen me një gjobë deri në 11,000 dollarë nëse kapen duke hedhur një cigare të ndezur nga makina e tyre.

Dënimi i ri, i cili hyri në fuqi të Premten në New South Wales, mund të zbatohet edhe për pasagjerët e automobilave nëse kapen duke hedhur cigare nga vetura.

Dënimi vjen mes zjarreve të Australisë që kanë përfshirë pjesë të Australisë.

Presidenti i Shoqatës së Shërbimeve të Zjarrit të New South Wales, Brian McDonough përshëndeti masën e qeverisë për të ndaluar hedhjen e cigareve. Më shumë se 200 njerëz u kapën duke hedhur cigare të ndezura nga automjeti i tyre në New South Wales në vitin 2019, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë, transmeton Reporteri.net.

Dënimet e reja vlejnë edhe për pasagjerët, dhe gjithashtu përfshijnë edhe marrjen e 10 pikëve në patentën e shoferit.

Loading...