Dënim me v*arje për Klodian Çalamanin? Ja përgjigjeja e Lindita Nikollës

Lindita Nikolla: Nuk është zgjidhja dënimi kapital për dhunën. Patjetër mund të shikojmë instrumenta të tjerë. Ishte një akt barbar, dhe më parë kishte marrë dënim “përkëdhelës”. Ne do të adresojmë edhe në Kuvend një problem të tillë.

Fjalën e fundit e thonë ekspertët dhe profesionistët. Unë do vij në ndihmë në proces ku do të përfshihem drejtëpërdrejtë kundër dhunës. Aktorët shoq civile profesionistët do luajnë rol vendimtar për nismën që do të marrim dhe të thonë fjalën e tyre.

Do përfshihen të gjithë aktorët pokitik. Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse që kërkon një reflektim të thellë për sistemin e drejtësisë.

Reflektim të thellë për të gjithë ne. Janë një sërë instrumentash të tjera që duhet ti zbatojmë për luftën kundër dhunës, nuk është ndëshkimi kapital. Patjetër që Shqipëria ka nevojë për institucione të veçanta për personat me probleme mendore.

Jemi në proces të rishikimit të dy nisma, për krijimin e një regjistri kombëtar për të gjithë dhunuesit dhe pedofilët

SHQIPERIA IME

Loading...