D*ënohen me 40 vjet b*urg 5 “vajzat joshëse” trafikuese d*roge

Një bandë femrash “joshëse” që drejtonin një rrjet droge prej 1.35 milionë puandsh, u dënuan nga një gjykatë në Britani me 40 vjet burg. Grupi i pesë grave braziliane të ngjashme me “Engjëjt e Charlie”-t, shisnin pilula në formë zemre dhe kishin ngritur një “perandori” droge, duke u fshehur pas një dyqani ëmbëlsirash.

Gjykatësi Gregory Perrins tha se se organizata kriminale ishte “profesionale dhe shumë e organizuar”. Sipas tij, vajzat kishin një rrjet të gjërë dhe shpërndanin disa lloje drogash. Larissy Nascimento Dos Reis, 24 vjeçe, vepronte si kontabiliste për organizatën e drejtuar nga Vanessa Ananias, 29 vjeçe, ndërsa Nayara Robeiro, 33 vjeçe, Andressa Santos, 24 vjeçe dhe Nayene Fernandez-Silva, 24 vjeçe, hipnin me motoçikleta për të kryer dërgesat.

Gjykata e Southëark dëgjoi se ato punonin nga ora 13:00 deri në orën 22:00 nga e hëna deri të shtunën, dhe sipërmarrja e tyre e paligjshme ishte aq e suksesshme saqë vendosën të mos pushonin as të dielën. Banda i shtypte pilulat në formë zemre, ku klientëve iu ofrua një “listë” me 90 droga të ndryshme në dispozicion. Ato shpërndanin pilula të klasës A, të klasës B dhe pilula me recetë. Policia sekuestroi pothuajse 4 kg kokainë, si dhe kanabis e pilula me vlerë 1.3 milionë paund. Banda e vajzave seksi fitone 90,000 £ në muaj./joq

Loading...