Dy shqiptarë janë kapur në një “shtëpi bari” në Cumbrian ë very-perëndim të Anglisë.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Blerim Salimusaj, 26 vjeç dhe Luka Mecini, 22 vjeç. Të dy u deklaruan fajtorë për kultivim të lëndëve narkotike.
Shqiptarët janë arrestuar pas operacionit të policisë në Main Street. Arrestimet e dy rë rinjve është kryer më 29 shkurt në Egremont.
Gjatë kontrollit fnë fermat e kanabisit, policia gjeti dhe sekuestroi 185 bimë.
Gjatë seancës gjyqësore, avokati i Salimusaj, tha se i pandehuri ka shkuar në Britani ilegalisht në vitin 2018 dhe kishte borxh 20,000 paund.
“Ai po punonte për të shlyer çminim e biletës së ardhjes në Britani. Kultivoi kanabis për të shlyer borxhin. Nuk kishte për qëllim të merrej me organizata kriminale. Para kësaj, ai punonte në ndërtim, por fitimet ishin të ulëta dhe nuk mundi dot të shlyente borxhin”, deklaroi avokati i tij mbrojtës.
Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët janë dënuar me 18 muaj burg për kultivim të lëndës narkorike dhe se pasi të kryejnë dënimin do të deportohen.