Nëna e vajzës kishte lejuar që burri i saj, njerku i të miturës, të abuzonte me të, që nga mosha 10-vjeçare, ndërsa nuk kishte pranuar të dëgjonte vajzën kur i lutej për ndihmë me frikën se burri i saj mund t’i jepte fund lidhjes së tyre.
Njerku kishte filluar të abuzonte seksualisht me vajzën që kur ajo ishte vetëm 10-vjeç dhe vazhdoi për 6 vite. Madje e mitura është përdhunuar edhe nga vëllai i njerkut të saj, një i sëmurë mendor, që shkonte shpesh për vizitë në shtëpi.
Vajza kishte mbetur dy herë shtatzënë, një herë kur ishte vetëm 12-vjeç, më pas mbeti përsëri shtatzënë në moshën 13-vjecare, fëmijë të cilët i kishte abortuar, e detyruar nga e ëma, pasi bashkëshorti i kishte thënë se nëse nuk do t’i abortonte fëmijët, do të ndahej nga ajo.
Gruaja dhe bashkëshorti u dënuan me 20 vite burg secili.