Dënohet me 5 vite burg Elton Kila, kush është ‘bossi’ i Elbasanit me jetë luksi dhe Ferrari që…

Gjykata e Elbasanit ka miratuar sot kerkesen e Prokurorise Elbasan dhe e ka shpallur fajtor te pandehurin Elton Kila, i cili ishte i akuzuar per vepren penale “Pastrimi i produkteve te vepres penale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Elton Kila u denua me 5 vjet burgim, pas perfitimit te uljes se denimit per shkak te gjykimit te shkurtuar. Gjykata vendosi gjithashtu sekuestrimin e disa pasurive ne emer te tij dhe familjareve te tij.
Elton Kila rezultonte i hetuar edhe ne Itali vite me pare per trafikim te lendeve narkotike.

Ne Elbasan, Kila eshte hetuar per “Pastrim te produkteve te vepres penale” qe lidhet me denimin ne shtetin italian.

KUSH ESHTE I DENUARI

Elton alias Kastriot Kila, është arrestuar nga policia e Elbasanit në tetor të vitit 2018, në bazë të një urdhër-arresti lëshuar nga autoritet italiane.

“Në vijim të zbatimit të planit të masave për Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale, Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Konkretisht u ndalua Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen ‘Qemal Stafa’ Elbasan”, bënin me dije burime zyrtare nga Policia e Elbasanit asokohe.

Në Itali, sipas të njëjtave burime, ai akuzohej se ka qenë pjesë e një organizate kriminale, me aktivitet në fushën e narkotikëve.

“Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescara-s/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale ‘Organizata kriminale’, ‘Trafikim i narkotikëve’, ‘Mashtrim’ dhe Kallëzim i rremë’, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme”, tha policia në 2018.

Në postimet që i riu bënte në rrjetet sociale, shfaqte jetën e luksit. Makina të shtrenjta të markave “Ferrari”, “Lamborghini”, pushime ekzotike dhe jo vetëm…

Loading...