Dënohet me burg të përjetshëm, helmoi sanduiçët e kolegëve

Një gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi për disa vjet ka helmuar sanduiçët e kolegëve të punës me mërkur dhe substanca të tjera kimike. Si pasojë e këtij helmimi, një person ka rënë në koma dhe dy të tjerë kanë pësuar dëmtime të rënda në veshka.

I identifikuari si Klaus O, ishte arrestuar në maj, pasi ishte kapur duke vendosur përbërës të dyshimtë në sanduiçin e kolegëve, në një biznes në qytetin Schloss Holte-Stukenbrock.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur laborator primitiv dhe një substancë kimike që gjykatësi Georg Zimmermann e përshkroi si “substancën më të rrezikshme se të gjithë substancat kimike të përdorura në Luftën e Dytë Botërore”. Klaus O. refuzoi të fliste gjatë gjykimit dhe motivet e tij mbeten të paqarta.
(Balkanweb)

Loading...