Denoncimi/ Bamirësi ‘i fut duart’ gruas: ‘Ke magji, e goce! Ke gjëndra magjistare’

Një skandal është publikuar nga emisioni investigativ ‘Stop’.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan është ndalur në fshatin Bilaj Fushë-Krujë afër Bubqit. Një bamirës i zonës, Nikollë Doda, thotë se sheh në gjëra të shenjta dhe zgjidh hallet e njerëzve. Një grua re me probleme shëndetësore është drejtuar te Nikollë Doda duke i treguar shqetësimet e saj. Nikolla, pas disa ekzaminimeve me duar, i thotë zonjës se ka magji e duhet të bëjë 2 seanca tretje plumbi, që kushtojnë 150 mijë Lekë të vjetra.

Qytetarja – Si kaluat?

Nikoll Doda – Si ia kalove ti?

Qytetarja – Si je?

Nikoll Doda – Mirë?

Qytetarja – Ju mundova, hë…

Nikoll Doda – Hec!

Qytetarja – Faleminderit!

Nikoll Doda – Hajd!

Qytetarja – Rrofsh!

Nikoll Doda – Kujtoja, se je tu provoku, dikush kshu…

Qytetarja – Për çfarë?

Nikoll Doda – Provokojnë njerëzit.

Qytetarja – Ahhh.., jo kam hallet e mia për atë punë.

Nikoll Doda – Ç’a të bëj?!

Qytetarja – Jo, jo kam hallet e mia unë.

Nikoll Doda – Unë s’kam halle të provokoj ty, s’e kam problem, t’i thej këmbët e durt pastaj, ja bëj atë t’ëmën.

Qytetarja – Kam hallet e mia për atë punë unë, po…

Nikoll Doda – Në karriket, hajd! Jo, jo q’kshtu! Ulu! Veji duart ktu dhe ktu! Gocë je të them në Vorë, apo gru?

Qytetarja – Ehh.., mu më ka vdek im shoq.

Nikoll Doda – Ah..!

Qytetarja – Më ka vdek burri kam gati 7 vite. 7 e gjys.

Nikoll Doda – Po nga se të vdiq?

Qytetarja – Ka pësu infarkt.

Nikoll Doda – Ah nga se?

Qytetarja – Infarkt!

Nikoll Doda – Infarkt!

Nikoll Doda – Ke fëmijë?

Qytetarja – Kam nji vajzë të vogël.

Nikoll Doda – Vetëm je? Nga të jep trupi? Nga të ik trupi? Nga të jep?

Qytetarja – Majtas!

Nikoll Doda – Ku të është? Nga të jep?

Qytetarja – Djathtas!

Nikoll Doda – Ke magji, e goce! Ke gjëndra magjistare. Nuk të lëjnë, nevrikoset në vete, rri tu qa. Ça s’ba ti. E kupto? Tu lotu gjithë ditën. Ruju! Nerva ke. Ke nerva shumë shumë të këqija. Ke magji thotë kjo. Unë shof në gjona të shenjta, po jo fallxhore ose filxhanxhi, siç bëjnë disa. Unë shof në gjëna të shenjta, gjonat e Zotit. Ke dhe nevojë për t’u pastru. Pastrohet trupi, se të kap në zemër! Të kap në kaptinë e të kap gjithandej. A e kupton? Po të kanë dëmtu gjonat magjistrale edhe burri nga magjia të ka vdek.

Qytetarja – Jo do më ndihmosh, se unë ngaqë kam hall kam ardhur?

Nikoll Doda – Po pra, po të kushton içikë!

Qytetarja – Sa më kushton?

Nikoll Doda – Kushton 150 mijë lekë 3 tretje. Do tretësh plumb!

Nikoll Doda – Ke për të fut nji ujë q’ktu edhe ujë q’ktu, dy ujë ke për të fut ktej! Ke çezëm në shpi?

Qytetarja – Po!

Nikoll Doda – Çezmën tate e bje deri ktu edhe nji tjetër mere diku ose bleje!

Qytetarja – Nji shishe, do ble nji shishe.

Nikoll Doda – Bleje nji shishe edhe bjere deri ktu! A kupton? Ke për të hangër gjellë me vajzën tate dy të marta nji të shtunë tu fol, “o diell e hënë bënë trupin tim siç ka qenë”. A e kupton gjuhën?

Nikoll Doda – Që të bësh kta, lamen, lahësh për shembull sonte zhvishi lakuriq sikur a puna jote. Mere nji govatë, nji lugë, govatë edhe mere noi hua, po s’e pate vetë, mere nji hua edhe ulu me gjojë edhe hudhe gjysmën e shishes me ktë dorë, ktu fol, ktu ke për të marrë ujë të zakonshëm! Mere e gëzofsh! Ta bëftë Zoti mbarë!

Nikoll Doda – Ça keee? Të freskoi? A gjo e Jezusit. Pusho kokën! Pusho gjonat! Pusho krejt! Mirë e ke, mos e luj tani!

Nikoll Doda – Të del gjaku i shpirtit prandaj Elë, ke vujtje ke siklete ke gjona, ka pas krymba, por ata krymbat kanë skiroidet. Dal nga bira jote hyn në birë të vetes edhe i hanë mitrën. Të hanë mitrën ata, të çpojnë.

Nikoll Doda – A t’u marr fryma prapë?

Qytetarja – Po, e ndjej siklet.

Nikoll Doda – Kam durt e ftohta.

Nikoll Doda – Shyqyr, që s’ke tiroide. Jo qënke mirë. Ktë s’ke për ta nigju më, mos u bëj merak!

Qytetarja – Kur ndieja si shtrëngim..?

Nikoll Doda – More vesh, o Ela..!

Qytetarja – Faleminderit!

Nikoll Doda – Ta priftë Zoti mbarë!

Qytetarja – Shumë faleminderit! Të rujt Zoti!

Nikoll Doda – Jo re Zoti rujt e ta prift Zoti mbarë!

Qytetarja – Nesër do të marr në telefon, ose do vij direkt ktu.

Nikoll Doda – Kur të dush, o Elë!

Qytetarja – Ok!

Nikoll Doda – Ja të shof njëherë q’kshu!

Qytetarja – Po!

Nikoll Doda – Rri, rri rri! Jo ec, ec ktej! Q’ashtu rri! Rri po let më jetë mu trupi. Të jep? Elë, kapedani kshu thoj!

Në takimin e dytë me zonjën, Nikollë Doda e prek gruan në gjoks e në të pasme, duke e pyetur herë pas herë se çfarë ndjen. Në fund e puth dhe i thotë që mund ta lejë shtatzënë.

Nikoll Doda – Si ia kalove ti?

Qytetarja – Ça bëre?

Nikoll Doda – Ulu aty! Po ça pune ke ba?

Qytetarja – Punën, që kam bërë gjithmonë. Ti si ke qenë?

Nikoll Doda – Mirë, mirë! Të të shof njëherë ty! Sillu ktej karriket! Ulu! Ulu mbaji durt ktu! Mbaj durt ktu! Emrin tat, shpejt!

Qytetarja – Ela!

Nikoll Doda – Me zemrën, si ke qenë?

Qytetarja – Vazhdoj të kem të njëjtin shqetësim.

Nikoll Doda – Ah..!

Qytetarja – Vazhdoj të kem të njëjtin shqetësim.

Nikoll Doda – Ou…

Nikoll Doda – Shtrihu njëherë q’aty njëherë, të shoh në bark njëherë! Po ty të ka ardhur kërthiza. Shif, sa e ke! A ha bukë, or ti?

Qytetarja – Po bukë ha, po më përzihet shumë.

Nikoll Doda – Po të përzihet pra, je ftof në bythë.

Nikoll Doda – Ahhh, ça rrafje ke, ba- ba- ba. Pse kshtu ti? Sa vjeçe je?

Qytetarja – 38!

Nikoll Doda – Marshallah!

Qytetarja – Edhe për faktin, e që ndjej shtrëngim ktu.

Nikoll Doda – Ktu te zemra? Te cica?

Qytetarja – Po!

Nikoll Doda – Po mujoret a të vijnë në rregull, a të vijnë pak?

Qytetarja – Njëherë në dy muaj.

Nikoll Doda – Ça nigjo, kur të fërkoj ktu? C a dëgjon?

Qytetarja – Qetësi!

Nikoll Doda – Kënaqësi?

Qytetarja – Qetësi, ndihem e qetë.

Nikoll Doda – Po kënaqësi ndigjon?

Qytetarja – Normal!

Nikoll Doda – Ah, jo shumë?

Qytetarja – Po më vjen dhe pak turp.

Nikoll Doda – Ah..

Qytetarja – Më vjen turp.

Nikoll Doda – Po të kthej periodat.

Nikoll Doda – Po të dua, të lë me barrë. Të lë me barrë nesër!

Qytetarja – Që të ngel me barrë?

Nikoll Doda – Eh…

Qytetarja – Uh po, që të më lej me barrë.., eh jo kshu jo, prit njëherë prit!

Qytetarja – Jo, j,o jo! Të lutem! Jo mos më puth! Jo, jo mos më puth! Jo, mjaft tani! Mjaft të lutem!

Nikoll Doda – Të puth në faqe?

Qytetarja – Jo, jo!

Marrë nga tvklan.al

Loading...