Denoncimi, e mitura/ ‘Pasi ndaloi makinën më kërkoi të hiqja rrobat, unë kundërshtova por ai më tha se donte të shikonte nëse isha e virgjër apo jo’

Një ngjarje e rëndë u denoncua ditën e sotme në Policinë e Kamzës, ku një e mitur e shoqëruar nga prindërit e saj kallëzoi një 22 vjeçar me origjinë nga Kukësi se e kishte përdhunuar.

Vetë 22 vjeçari, Ardit Domi, nuk e ka pranuar akuzën.

Ai tha se fliste prej disa kohësh me vajzën në rrjetet sociale, ndërsa pasditen e djeshme kishte shkuar ta takonte në shkollën e saj.

Në dëshminë e saj në polici, e mitura tha se pasi 22 vjeçari e kishte hipur në makinë i kishte kërkuar asaj që të zhvishej, pasi donte që ta vërtetonte nëse ishte apo jo e virgjër.

“A. Domin e njoha përmes rrjeteve sociale dhe pasi folëm gati një muaj ai erdhi me makinë dhe më mori në shkollë. Më kishte thënë emrin e mbiemrin dhe që ishte nga Kukësi. Pasi ndaloi makinën më kërkoi të hiqja rrobat, unë kundërshtova por ai më tha se donte të shikonte nëse isha e virgjër apo jo”.

Loading...