Denoncimi i gazetarit: ‘Minj dhe shpendë të ngordhur në magazinat e miellit në Fier…’

Gazetari Granit Sokolaj është shprehur se në magazinat e miellit në Fier ka minj dhe shpendë të ngordhura.

Komentet Sokolaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanian” në Euronews, ku tha se kushtet higjeno sanitare në këto magazina janë skandaloze.

Ai shtoi se fatkeqësisht inspektoriatet janë në dijeni të këtyre problematikave, por nuk i kontrollojnë fabrikat.

“Në rastin e fierit ne nuk kemi asnjë rast me miza. Ka dhjetëra minj dhe mund të jetë miell dhe makarona. Ka shpendë të ngordhura, që kanë mbetur aty. Fieri ka minj, kushtet higjeno-sanitare në atë magazinë që është e vetë prodhuesit, janë skandaloze.

Nëse ne nuk pranojmë që të kemi një mi në shtëpinë tonë, si mund të pranojmë që të konsumojmë një ushqim që qëndron mes minjve.

Në Shqipëri fatkeqësisht sot ka dhjetëra mullinj, minifabrika të vogla, që nuk kanë asnjë standart për të plotësuar kartën teknologjike. Inspektoriatet i dinë, por nuk i kontrollojnë”, është shprehur gazetari.

Loading...