Linda Pasqui ka postuar një video në rrjetet sociale ku tregon se ka ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Por sipas saj, autoritetet nuk po i trajtojnë të sëmurët.
“Në Angli ata refuzojnë të testojnë të sëmurët. Po i lënë njerëzit të vdesin në shtëpi, vetëm si qentë.
Gënjeshtarë, me cilin kufizim të koronavirusit krenoheni? Kjo qeveri britanike është një skandal. Ata po shtrembërojnë të dhënat e vërteta.
Kjo është dëshmia ime personale. Përballë realitetit nuk ka asnjë gënjeshtër që mban. Ata po na lënë të vdesim vetëm në shtëpi si kafshë .”
Në Britaninë e Madhe deri tani kane vdekur 2.921 persona, ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar në 33.718.
https://www.facebook.com/linda.pasqui/videos/1694832720656355/?t=30