Ditën e sotme bluzat e bardha të spitalit të Fierit janë ngritur në protestë në lidhje me rastin e publikuar disa ditë ma parë ku qytetari Ardit Klima ka denoncuar në një emisionin investigativ dhunën që mjekët e këtij spitali kishin ushtruar ndaj tij.
Dy mjekët që akuzohen janë Enver Halili dhe Ndricim Kallashi të cilët kanë sqaruar në prani edhe të kolegëve të tyre të gjithë incidentin e ndodhur.
“Jam doktor Enver Halili. Nuk e kam menduar asnjëherë se do isha në këtë situatë të vështirë. Dua ti kërkoj falje Ndricim Kallashit sepse ai është përfshirë në këtë situatë vetëm për të mbrojtur jetën time ndaj një kërcënimi. Zoti Ardit Klima ka qenë shantazhues provokues gati çdo ditë në spital jo vetëm me mua por me të gjithë. Ka qenë një moment ekstrem ndaj të cilit gjithkush mund të reagonte më keq. Prej 1 muaji vinte në spital. PO ai ka ushtruar dhunë ndaj meje, verbale dhe më pas fizike. Është denoncuar në polici sjanë bërë gjërat me kohë. Policia e ka marrë një ditë më parë në dy raste e ka shoqëruar por e ka liruar. Vetë viktima si duket me paramendim ka bërë stimulime të tepërta. Duke kapur dhe elementin që përmendi doktor luli ku ulërimat nuk përputheshin me atë që çka ndodhte realiasht”, tha mjeku Enver Halili.
“Kam qenë në derën e sallës kam vënë re që është afruar ai që me fjalë të egra i ka kërkuar të shkojë të shohë një pacient. Doktori i tha që se shoh nëse nuk del ti nga ky ambietn në ato momente e ka kapur nga bluza e bardhë doktorin dhe e ka goditur. Ushtronte dhunë mbi të gjithë personelin. Nëse ai emision ka një audio ne kemi video se çfarë ka ndodhur në spital. Ai na drejtonte dhe ne ishim të pambrojtur”, tha mjeku Ndricim Kallashi.
“Unë si mjek prej 38 vjet pune asnjëherë sjam përfolur për dhunë fizike, ku përmendem o luli të njoha dhe përmendem nga emisioni Stop. Në fund të ngjarjes dëgjova zhurma ulërima dhe kur u futa brenda ulërimat ishin të pajustifikuara. Kur u futa brenda po ulërinte Arditi. I thashë Ardit qetësohu dhe ngaqë smë kthehu përgjigje nuk foli më. Kur u ngrit në këmbë ai tha nluli të njoha, si situatë ishte 2 ose 3 minuta. Policia erdhi menjëherë dhe e mori. Unë kaq pashë. Policia erdhi menjëherë dhe e mori. Tani unë kaq pashë që ai përpiqej të shpëtonte dhe lëvizte, ishte shumë i agjituar. gjej një pacietnt të thotë se doktor Enveri dhe Ndriçimi na kanë sulmuar, nuk gjen”, tha një prej mjekëve.
“Prokuroria të shikojë audions epse ëhstë e manipuluar, sekuescat e fundit janë vënë në mes dhe të mesit në fund. Shprehja që i thotë bëja vetë insulinën paraprihet nga fjalët që ke fyer dhe kërcënuar infermieren dhe e kanë hequr këtë shprehje”, shtoi një tjetër.
“Ky person e ka goditur doktor Enverin në prani të hallës dhe të burrit të hallës së tij. Nuk është ushtruar dhunë është bërë vetëm neutralizim. Nuk është mirë që poara medieve dhe ne të tregojmë çfarë është bërë me trupin tonë”.
“Nëse kolegët tanë pezullohen unë i pari do jap dorëheqjen do lë punën, sepse smundemi të punojmë në këtë lloj dhune dhe shteti nëse na sjellë në punë të na dalë për zot”.
Ky rast është denoncuar në polici dhe në drejtorinë e spitalit Fier por gjërat nuk janë bërë në kohë.
“Policia brenda ditës e ka ndaluar 2 herë dhe e ka lëshuar 2 herë. Drejtoresha e thërret në polici dhe i thotë se do ta zgjidh unë punën e ilaçeve.Ai ka qenë i irrituar”.
Madje pjesë e protestës ishin dhe dy qytetarë pacientë të cilët kishin qënë tek e njëjta dhomë ku Klima kishte babain. Ata shprehen se reagimet e tij nuk ishin normale.
Gjithashtu mjekët e pranishëm ka thënë se ky rast është denoncuar dy herë në polici por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje teksa ka shtuar se kanë një video të cilën do ja vendosin në dispozicion organeve kompetente për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Ditën e sotme bluzat janë sensibilizuar me kolegëe e tyre të cilët nëse pezullohen nga puna do të ketë përsëri reagime ndaj kërkojnë mbeshtetje.