Denoncimi – Pronari i kërkonte s.eks, si u sha.ntazhua vajza për muaj të tërë

Avokatja Denisa Daka, ka denoncuar një rast të ab.uzimit të një vajze nga punëdhënësi i saj.
Përmes një postimi në Facebook, Daka tregon rastin e vajze te re, që nuk guxoi të vijonte betejën me punëdhënësin e saj, ky i fundit baba me tre fëmijë, i cili në këmbim të mbajtjes në punë, i kërkonte favore se.ksuale të resë.
“Me tregoi se jo për të parën herë ish sha.ntazhuar nga punëdhënësi i saj, baba i tre fëmijëve, ndërsa ky i fundit i kërkonte pareshtur që krahas punës duhet të plotësonte dhe dëshirat e tij se.ksuale për të mund të siguruar pagën aty”, shkruan Denisa Daka.

Postimi i Avokates Denisa Daka:
Një vajze e re, pothuaj në moshën e vajzês sime, ish sha.ntazhuar prej muajsh nga punëdhënësi i saj. I duhej të studionte e të punonte njëkohësisht, pasi familja nuk mund ta suportonte financiarisht. Me tregoi se jo për të parën herë ish shan.tazhuar nga punëdhënësi i saj, baba i tre fëmijëve, ndërsa ky i fundit i kërkonte pareshtur që krahas punës duhet të plotësonte dhe dëshirat e tij se.ksuale për të mund të siguruar pagën aty.

Ky makth kish zgjatur për disa muaj rradhazi ndërsa e reja kish vendosur paskësaj të braktiste vendin e punës, mundësinë për të m.bijetuar e vetme këtu në Tiranë sakaq.
Kërkoi të niste një proçes gjygjësor kundra punëdhënësit të saj, por pasi u njoh me proçedurat që do të ndiqeshin kundra tij, f.rikur nga pasojat u tērhoq të vijonte betejën ligjore, bërë një grusht përballë meje, nga hutimi e dh.imbja bashkë.

Dhjetra mesazhe të printuara nga tel i saj për këtë qëllim i digjnin duart e zemrën bashkë kësaj njomëzake e cila sapo kish nisur me dëshirë e kureshti rrugëtimin e saj..
Nuk kish guxuar ta ndante me askënd këtë m.akth, nga frika se do të paragjykohej a do të humbte lidhjen me familjen a miqtë e saj. Janë me dhjetra raste në fakt, kur vijimi i kontratës së punës kushtëzohet me marrëdhēnie se.ksuale.

Të pashpresa, të dhu.nuara, pa përkrahje posaçërisht, përgjegjëse në shumë raste për jetën e familjarëve të tyre, shumë gra dhe vajza i nënshtrohen pa dëshirë këtyre kushteve, për të mund të siguruar mbi.jetesën kryesisht. Në një vend të egër si ky yni, gratë e vajzat me një historik dh.une posaçërisht, të tjera tē braktisura nga familja a në nevojë ek.streme, me një barrë detyrimesh mbi supe, vijojnë “kontraten” me bosat e tyre të cilët kutërbojnë era ur.inë e parfum bashkë, duke mos patur asnje alternative tjeter.
Të pafuqishme për të denoncuar, me zemër të th.yer e shpirt ndër dhëmbë, kujtojnë se përveç bukës së munguar në sofër, shan.tazhet apo pr.esionet, kan.osje e hapur për jetën, mund t’u marrin jetën sejcilës. Nëse rrëmon në arkivat e komisariateve, mund të gjesh me qindra kallzime ndër vite depozituar per kete qellim, të cilat pasi flene për muaj me rradhë në sirtarët e akuzës, arshivohen e mbyllen njëra pas tjetrës “për mungesë provash” kryesisht.. Një tjetër njomëcake sot, vendosi të heshtë pêrfundimisht para fatit të saj të trishtë..

Loading...