Denoncoi babain për përdhunim, 29-vjeçarja shqiptare: Viktimë jam unë dhe motra, ka nisur që kur ishim 4-vjeçe

Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali një ditë më parë, pasi akuzohet për përdhunim të dy vajzave të tij, në moshën 4-5 vjeçare. Gjithashtu ai akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes. Mësohet se vajza 29-vjeçare, pas një debati të ashpër me të atin, i cili sërish ishte bërë gati të rrihet të ëmën, denoncoi në polici abuzimet e përsëritura dhe kronike të babait të saj.
Dhuna seksuale nga ana e babait shqiptar ka nisur në vitet 1999 dhe 2002 ndaj saj, kur ajo ishte në moshën 5 vjeçe dhe më pas 8 vjeçe. Ndërkohë ndaj të motrës më të vogël kanë nisur në moshën 4-vjeçare nga 2004 deri në vitin 2013.

Dy vajzat dhe mamaja e tyre jetonin prej vitesh nën një presion psikologjik të madh, me “sekretin” e jetës së errët që ishin të detyruara të bënin. Në bazë të hetimeve të policisë dhe dëshmive të vajzave dhe gruas së tij, 56-vjeçari shqiptar nuk ka pasur asnjëherë një punë të qendrueshme, ishte i alkoolizuar dhe kishte varësi ndaj lojërave të fatit. Burri ndodhet në paraburgim.

Loading...