Denoncuan kushtet tek Infektivi pasi iu vdiq i ati, nis hetimi ndaj mbesave të ish-deputetit të PD

Policia e Tiranës njofton se ka nisur procedimi penal për dy vajzat e Rifat Lalos, të cilat pak ditë më parë deklaruan në media, se babai i tyre ndërroi jetë pasi në spitalin COVID nuk ju krye shërbimi i duhur.
Policia njofton se dy vajzat kanë përhapur informacion të rremë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, për shtetasen Migena Qato, me detyrë mjeke.

‘Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Loading...