Deputetët e PD përmbysin karriget në foltore

Edhe pse seanca pritej te niste ne 10:00, deputetët e Berishës kanë hyrë në Kuvend një orë më parë, kanë përmbysur karriget dhe i kanë grumbulluar te foltorja për të bllokuar seancën.

Në rendin e ditës sot janë parashikuar një sërë çështjesh, mes tyre edhe një interpelancë e kërkuar nga deputeti Nasip Naço me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Rithemelimi ka ndërmarrë akte ekstreme në Kuvend duke mos lejuar prej disa javësh zhvillimin normal të seancave.

PD e Lulzim Bashës është distancuar nga këto akte, duke thënë se një opozitë e dhunshme i shërben Edi Ramës.

Loading...