Gjuzi tha se dikur ka qenë rrobaqepës, bashkë me gjashtë shokë të tij.
Ai tha se dikur ky grup rrobaqepësish, ka detyruar Edi Ramën, të hipë mbi kalin e Skënderbeut, për 100 lek.
Deputeti i ri, tha gjithashtu se Rama kërkon të bëhet rrobaqepës duke e kopjuar atë.
“Unë jam rrobaqepës me profesion, ose stilist mode. Edhe nëna ime, ajo të qepte të bënte pikturë.
Edi Rama ka hipur lart tek kali i Skenderbeut, e kemi detyruar për 100 lek.
Mori dhe lekët dhe nuk na qerasi, se nuk dinte ti jepte as bicikletës. Ne në atë kohë, ishim 7 djem, Luli, Agroni Tiranës Re, Cimja. Ishim 7 rrobaqepësit e Tiranës.
Rama këtu është kopjac, e ka marrë prej nesh këtë të qepjes. Nëse them një gënjeshtër, ta përgënjeshtroj Rama, po unë nxjerr 7 dëshmitarë”, tha ai.