Deputeti i PS-së Erion Braçe ka kërkuar në Komisionin e Ekonomisë më shumë masa nga qeveria për ta bërë vaksinimin e detyrueshëm. Ai i ka quajtur kokëboshë shqiptarët që shkuan të ndiqnin Milan-Inter, dhe u kthyen pas në stadium, për shkak se nuk kishin bërë vaksinën.
“Janë shumë lekë, që të mos fillojmë tani me këto historitë që jo mungon, jo ska lekë për shëndetësinë, ja që erdhëm në një situatë ku paratë u gjetën, edhe me akte normative. Çdo institucion duhet të përmbushë misionin, 63 miliardë lekë vetëm për funskionin e shëndetësisë janë shumë para, për mbrojtjen sociale janë shumë para, po ti vësh këto shuma në raport me shërbimet që ne japim, nuk anojnë nga ana e shërbimeve.
Po i marr me radhë, 2.7 miliardë lekë për vaksinimin, pyetja themelore është, e mbulojmë ne të gjithë planin për imunizimin, nëse paratë i kemi, si do ti bëjmë që ato të vlejnë, se të blesh vaksina dhe ti mbash në frigorifer, se aty i kemi. 80-85% e të sëmurëve të rinj janë të pavaksinuar, kjo të çon të mendosh se cili është efektiviteti i parave që po përdorim.
Ju folët në parlament, doli ai i bareve dhe tha që do të goditemi, kokëboshë shqiptarë që morën përsipër të hynin në stadiumin kryesor të Italisë u kthyen pas. 80 mijë njerëz në stadium ishin me pasaportë vaksinimi, ndërkohë që kokëboshët shqiptarë shkonin atje vetëm me test vaksinimi.
Të mos sfidohet shëndeti nga pronarë stadiumesh apo pronarë restorantesh. E dyta që kam lidhet me disa skema që ne kemi, skema e barnave të rimbursueshme për pensionistët, lista përditësohet, dhe shuma që ne e financojmë po rritet vit për vit, por nuk po i vjen fundi alibisë që barnat që janë në listë nuk vlejnë.
Mjekët japin barna që nuk mbulohen dhe që qytetari është i detyruar që të paguajë shtesë, janë shumë lekë që ne po ia hedhim kësaj skeme, duhet ta bëjmë që ajo të vlejë. Janë të sëmurë kronikë që e kanë ilaçin njësoj si buka.
Skema e ndihmës ekonomike që po rritet përsëri, me thënë të drejtën ka ende pagesa të ndihmës ekonomike që nuk i kalojnë 3 mijë lekë të reja. Çfarë mund të bëjë njeriu me 3 mijë lekë? Ndërkohë që i jep alternativë të parë të dytë të tretë punën.
Të fusim të detyrueshëm vaksinimin për këtë kategoro, që ti si shtet nuk e përballon dot kurimin e tij. Të kushtëzohet ajo palo pagesë me disa faktorë të tjerë, që e ndihmojnë atë tjetrin të shkojnë në punë.
Të jemi realistë, që problemi i kohëzgjatjes për dokumentat për personat me aftësi është shumë e madhe. Ta marrësh, ta sjellës në Tiranë, i merr shpirtin atij tjetrit, për të marrë një rikomisionim. Ose në krahun tjetër humbin kujdestarinë, një njeri që nuk kryen dot shërbimin si mund ta humbin se nuk vijnë dot në Tiranë.
Ai ka gjysmën e trupit të paralizuar, ku do punojë ai mo., në fshat them.
Ka adhur momenti që ne të shohim efektivitetin për 4 koncensionet që ne kemi në fushën e shëndetësisë, ama ai shërbim duhet bërë efektiv (Checkup) deri në fund, konsensioni i sterilizimit nuk ka pse të bëhet me 40 instrumenta, dhe të bëhen vetëm 2 instrumenta, po kështu dhe koncesionet e tjera”, u shpreh Braçe.