Djegia e mandateve të opozitës nuk është cilësuar si hapi i duhur nga aleatët tanë ndërkombëtarë, për kushtet në të cilat ndodhet vendi, madje edhe vetë Presidenti Ilir Meta, ka qenë ai që ka bërë thirrje për hapa pas nga ana e qeverisë, por edhe e opozitës.
Por përballë mandateve të opozitës, një deputet i Partisë Socialiste, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, mësohet se ka djegur mandatin dhe këtë e konfirmojnë burime për “Syrin”.
Duke cituar burime pranë Kuvendit të Shqipërisë, raportohet se një deputet i qarkut të Durrësit nga lista shumë emërore e PS-së ka vendosur të dorëzojë mandatin e tij, për arsye ende të paqarta.
Loading...