Deputeti i ri Gjuzi: “Rama i ka qepur tek mua pantallonat e para, pastaj mësoi vetë”

Deputeti i ri Kujtim Gjuzi është një nga deputetët më të përfolur kohët e fundit, për deklarata dhe sjelljen e tij.

Ai ishte i ftuar në ‘Opinion’, këtë të martë ndërsa tregoi për karrierën politike.

Ajo që bëri përshtypje ishte telefoni i tij, “Vertu”, që sipas tij kushtonte 7 mijë euro.

“Të jemi të kujdesëm se e kam këtu celularin.

7 mijë euro celular, Partia Konservatore e ka celularin se kam unë. Është porosi, kuq e zi. Lene se është i veçantë”, tha ai teksa u pyet dhe për orën “Atlantic” nga gazetari Enton Abilekaj.

Blendi Fevziu: Kur jeni futur në politikë?

-Ti atëherë ke qenë shumë i ri. Ishit të tronditur kur filloi revolta. Ju s’na mbani mend neve. Vetëm pranë Partisë Demokratike që në ditët e para të saj.

Blendi Fevziu: Dukesh sot si ushtar.

-Ashtu jam si ushtar. Jam ekspert në fushën e ekonomisë, dhe ato që i thashë guvernatorit në seancë kam të drejtë.

Sipas tij profesioni i parë ka qenë rrobaqepës dhe tregoi se “Rama i ka qepur tek mua pantallonat e para, pastaj mësoi vetë”

Loading...