Deputeti i ri i opozitës në Kuvend, Alban Zeneli: “Kam informacione, Rama-Basha gati për marrëveshje okulte”

Deputeti i ri i opozitës në Kuvend, Alban Zeneli, tha se palët politike po tentojnë të bëjnë sërish një marrëveshje okulte, në dëm të shqiptarëve.
Në rubrikën “Opinion”, në News 24, ai u shpreh skeptik pasi PS i ka votat bashkë me opozitën e re për ta bërë atë reformë, por mund t’i shtrijë dorën opozitës jashtë.

“Ata e kanë shtrirë dorën shpesh, po vetëm për t’i bërë dëme shqiptarëve, sepse nuk ka ndryshuar asgjë.

Kanë bërë paqe apo luftë vetëm për interesat e tyre dhe kanë bërë marrëveshje okulte, sepse nuk kanë ndryshuar asgjë.

Dhe unë kam frikë, dhe nga informacionet që kam, edhe me drejtues të mazhorancës, ideja e tyre është për të bërë sërish një marrëveshje okulte. Kjo nuk duhet të ndodhë, pasi kriza 30-vjeçare do të thellohet”, tha Zeneli.

Më tej, ai theksoi se Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi janë të rëndësishme, ndërsa shtoi se opozita e re nuk është fasadë e askujt.
“Reforma Zgjedhore është shumë e rëndësishme. Reformat do bëjnë të mundur se këta njerëz që 30 vite nuk janë përballur me drejtësinë, do të duhet të japin llogari. SHBA dhe BE janë të fokusuar te Reforma në Drejtësi. Ne nuk jemi fasadë e askujt. Votat e opozitës parlamentare kanë qenë në unison në mbështetje të Reformës në Drejtësi, si kërkesë e SHBA-BE, por edhe e gjithë shqiptarëve.

Opozita braktisi Parlamentin dhe u zëvendësua. Në sesionin e ri, opozita në Kuvend do bëjë opozitë më të fortë dhe substanciale. Aksioni jonë politik parësor është Reforma Zgjedhore, e kërkuar nga të gjithë ne në unison. Mbështetja e faktorit ndërkombëtar do të jetë shumë dominant. Ky sistem i kalbur do të ndryshojë. Nëse nuk do të realizohet kjo reformë zgjedhore, e vetmja gjë që i ndryshon jetën shqiptarëve është vota e lirë dhe për këtë votë ne do dalim të gjithë së bashku, pa parti”, u shpreh deputeti.

Mazhoranca shprehet se do edhe opozitën jashtëparlamentare, do vazhdojë bashkëpunimi me ju apo do rikthehen partitë e mëdha?
E mirëpres çdo lloj kontributi në këtë rast. Kush do që të jetë, ne apo ata që kanë qenë më parë, nuk duhet ta marrin si diçka që “ne po e bëjmë”. Për ne e rëndësishme është që kjo reformë të realizohet. Për të mirën e qytetarëve ne duhet ta bëjmë. Unë jam skeptik për diçka, që PS i ka votat bashkë me opozitën e re për ta bërë atë reformë, por mund t’i shtrijë dorën opozitës jashtë. Ata e kanë shtrirë dorën shpesh, po vetëm për t’i bërë dëme shqiptarëve, sepse nuk ka ndryshuar asgjë. Kanë bërë paqe apo luftë vetëm për interesat e tyre dhe kanë bërë marrëveshje okulte, sepse nuk kanë ndryshuar asgjë. Dhe unë kam frikë, dhe nga informacionet që kam, edhe me drejtues të mazhorancës, ideja e tyre është për të bërë sërish një marrëveshje okulte. Kjo nuk duhet të ndodhë, pasi kriza 30-vjeçare do të thellohet.

Basha foli për ndryshime të thella …
Është pozitive kjo. por ne kemi dëgjuar shpesh liderët tanë në këto 30 vite qenë aspektin teorik të gjërave kanë qenë shumë shpresëdhënës, por në fund marrëveshja ka qenë në dëm të shqiptarëve dhe të votës së tyre. Ne kemi parti që janë jodemokratike brenda tyre, si mund të sjellin demokratizimin.

Thirrja e Metës në Komisionin Hetimor pasi të krijohet Gjykata Kushtetuese?
Do vijojmë ta kërkojmë këtë gjë. Për mua nuk është e rëndësishme pse ngatërrohet Rama me Metën. Por e rëndësishme është nëse Presidenti e ka shkelur Kushtetutën. Për të qenë të bindur për këtë, ne duhet të marrim opinionin juridik, të Venecias. Përderisa Gjykata Kushtetuese nuk është krijuar akoma, Presidenti edhe është edhe nuk është, po ashtu edhe KLSH. Komisioni duhet të ketë kohën e mjaftueshme.

Çfarë hetoni në këtë komision?
Veprimet dhe mosveprimet. Çfarë kanë sjellë ato. Pasojat që kanë sjellë dekretet e Presidentit. Çdo lloj opinioni jonë duhet të mbështetet tek ekspertiza jashtë politikës. Ekspertiza dhe vlerësimi që do sjellë Venecia, ne do marrim një vendim, besoj deri diku edhe politik.

Si e shihni opozitën jashtë Parlamentit?
Në 30 vite tranzicion kemi pasur kriza ciklike politike dhe institucionale. Kjo ka ardhur si rezultat i pamundësisë së bërjes së zgjedhjeve të ndershme në Shqipëri. Kjo histori ka filluar që më 1996, kur PS reagonte për zgjedhjet, vijmë më 2001 kur PD reagonte për zgjedhjet, e më tej. Aksionin politik të lënies së mandateve nga opozita e kam dhënë me veprimin tim.

Loading...