Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur kishte kaçurrela e para, femrat me të kanë pirë më shumë Whisky, sot ka hapur arkivat
Për ata që janë kureshtarë, Papa ka vendosur t’ua plotësojë dëshirën dhe ka publikuar disa foto të rinisë së tij, me flokë kaçurrela.
“Për ata që duan të shohin foto me kaçurela po ua plotësojmë dëshirën! Foto të viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë,1985 Memaliaj e Korçë,1986Korçë dhe foto si Emigrant në Athinë më 1991 e 1992. Do pasojnë dhe foto të tjera për të hequr kureshtjen”, shkruan Papa në “facebook”.
Deklarata e bujshme në parlament: “Të gjithë duhet të jemi xhentëlmen meqë kanë ndodhur disa gjëra me femrat, periudhën e kaluar. Femrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për femrat. Sepse në rininë time, të gjitha femrat që më janë afruar mua, kur kisha dhe kaçurrelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë whisky ose pije të mira sesa ujë. Faleminderit”, ka qenë kjo deklarata e bujshme e tij.