Deputeti në parlament, fut gishtat në hundë

Në Britani situata politike është ndezur, pasi kryeministri Boris Johnson ka paralajmëruar se do të thërrasë zgjedhje të reja.

Johnson ka thënë se do të organizojë mocion për të bërë zgjedhje të reja të përgjithshme, për të marrë legjitimitet të ri për idenë e tij që Britania e Madhe të dalë nga BE-ja pa marrëveshje.

Sido që të jetë strategjia e Johnson deputetët tjerë kanë dhuruar “spektakël”, ndërsa bota po shkatërrohej rreth tyre.

Kjo u mishërua në mënyrë të përkryer të martën në mbrëmje nga konservatori Iain Duncan Smith, i cili u kap nga kamera me gishta në hundë. Por, më i tmerrshëm ishte momenti kur ai hëngri qurret.

Loading...