Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka dhënë alarmin se situata në Shqipëri është kritike, duke fajësuar klasën politike.
Përmes një mesazh në “Facebook”, Sula thekson se pushteti është centralizuar në një forcë politike, ku sipas tij kryeministri është autori kryesor i rrënimit të ekonomisë.
REAGIMI I SULËS
????Situata kritike e Shqipërisë dhe mesazhi i qartë për klasën politike.
????Shqipëria ndodhet në pikën më kritike të saj dhe përgjegjëse kryesore është klasa politike. E në kushtet kur pushtetet janë të centralizuara në një forcë politike, Kryeministri është autori kryesor për rrënimin e ekonomisë, për vrasjen e shpresës dhe pasojën fundore shpopullimin e vendit.
????Tv Euronews Albania publikoi mbrëme një sondazh ku edhe nëse marrim parasysh marzhin e gabimit sërish përfundimi është dramatik.
Mbi 60 për qind e qytetarëve të pyetur drejtëpërdrejtë kanë deklaruar se situata e përgjithshme në Shqipëri është shumë e rëndë. Ndërsa edhe më negativ ishte vlerësimi kur pyeteshin për situatën ekonomike. Afërsisht 69.5% e qytetarëve shqiptar të pyetur në të gjithë vendin kanë dëshmuar se situata ekonomike është shumë keq. (Sipas një tjetër sondazhi që u publikua dje 45% e të anketuarve deklaruan se i kanë të ardhurat personale nga 0 deri në 25 mijë lekë të reja në muaj. Që përkthehen nga 0 deri në 7 euro në ditë! Ndër këta të anketuar, pothuaj gjysma i kishin të ardhurat personale nga 0 deri në 3.5 euro në ditë)
Advertisements
●Duke lexuar me kujdes grafikët e barometrit më shqetësoi shumë një tregues.
Humbja e shpresës!
Sipas sondazhit të publikuar, gjysma e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri janë pesimist për të ardhmen e vendit dhe të ardhmen e tyre këtu. Mbi 50% e të anketuarve e shohin me pesimizëm të ardhmen. Qytetarët shqiptar rendisin si shumë serioze çështjen e ekonomisë. E për pasojë, vështirësitë financiare dhe humbja e besimit te qeveria detyrojnë të rinjtë e të rejat. Të arsimuarit të largohen nga vendi i tyre drejt perëndimit.
????Uroj që lideri global ti lexojë qartë këto dëshmi të qytetarëve dhe të marrë përgjegjësitë sepse besoj tani që i ka të gjithë pushtetet nuk duhet të ketë arsye që ta kalojë topin e përgjegjësisë te opozita.
????Ky sondazh ka dhënë një mesazhë të qartë edhe për opozitën. Pakënaqësitë për qeverinë janë të stërmëdha, por që ne nuk po fitojmë simpatinë e qytetareve. Ndaj edhe ne duhet të lejmë mënjanë përplasjet dhe krenaritë mes vetes. Ne duhet të bashkohemi dhe të mbrojmë interesin e qytetarëve përball një mazhorance që ka okupuar të gjitha pushtetet. Nuk duhet të humbasim më energji për përplasjet brenda vetes. Duhet të shpenzojmë të gjithë potencialin tonë për të denoncuar këtë qeveri që sipas raporteve ndërkombëtare ka instaluar korrupsionin në çdo qelizë dhe duhet tu japim qytetarëve alternativën që e rikthen Shqipërinë në strehën e tyre të sigurtë.