Deputetja Majlinda Halilaj e veshur e gjitha në të zeza dhe me telefon në vesh “injoron” gazetarët

Deputetja Majlinda Halilaj u paraqit sot në seancën plenare, e veshur e gjitha në të zeza dhe me telefon në vesh.

Halilaj u shfaq në oborrin e Kuvendit duke folur në telefon, ndërsa gazetarët tentuan t’i merrnin një prononcim se çfarë problemesh kishte marrë nga qytetarët.

Duke mos e shkëputur asnjë moment telefonin nga veshi, Halilaj, nuk iu përgjigj interesimit të gazetarëve.

Të vetmen përgjigje që dha ishte lidhur me fjalimin që mbajti dy javë më parë, duke thënë se nuk kishte ndodhur asgjë.

Dy javë më parë, teksa fliste për projektligjin e mazhorancës për “Koorporatat e investimeve”, ajo bëri gafa të shumta, ku një ndër to ishte edhe mos shqiptimi i fjalës “Koorporatë”, duke e shqiptuar “Koperatë”.

Pasi video u bë virale dhe pati reagime të shumta në rrjetet sociale për nivelin e përfaqësimit në Kuvend, reagoi Halilaj ku shkroi një tekst plot gabime në Facebook.

Loading...