“Dërgomë një thirrje…por të ëmbël” – Poezi nga Rudina Papajani

DËRGOMË NJË THIRRJE…POR TË ËMBËL

Dërgomë një thirrje bredharake,
që dhe dheun ta zbrazi,
nga bëmat e kësaj bote.
Kushedi çfarë lajme me huqe,
sjell hëna në mesnatë.
Një gjë është e sigurtë,
fletët janë bërë të trasha,
si lëkurët njerzore,
që rripen dalëngadalë,
nga etja dhe fshehja e një faji.
Të lutem kësaj rradhe u lodha,
dërgoma thirrjen,
por të ëmbël,
si ajo vesa që ngrohet në buzët e një vajze,
puthur nga mëkati i djeshëm…
RUDINA PAPAJANI

Loading...