Dervishaj: Autorizimet e automjeteve janë të vlefshme, me kushtin që…

Në një lidhje direkte me “Opinion”, Shefi i Rendit në Tiranë, Albert Dervishi, ka sqaruar edhe një herë orarin e lëvizjeve për qytetarët këmbësorë dhe automjetet.

Ai sqaron se për sa i takon qarkullimit të automjeteve, nëse shoferët kanë një autorizim të mëparshëm është i vlefshëm, ndërsa kujton se nuk lejohet që të lëvizin duke abuzuar, por vetëm brenda fashës së caktuar orare, nga ora 05:00 deri në 08:00 dhe nga ora 16:00 deri në 17:30.

“Sikurse jemi në dijeni në baze të vendimeve të marra nga qeveria, nga dita e djeshme ka filluar të zbatohet një fashe e re për lëvizjen e automjeteve sipas së cilës fasha do të jetë 05:00 deri 17:30 për qytetarët që do të kryejnë nevojat emergjente. Gjithmonë duhet të dalin vetëm me leje nga aplikacioni e-albania. Nga 60 minuta ata mund të lëvizin 90 minuta. Për çdo familje një person lejohet. Moshat e treta nuk do lejohen.

E veçanta është tek automjete, që do lejohen të lëvizin për nevoja me autorizim ose me vetëdeklarim, autorizimet e deritanishme janë të vlefshme, por me një kusht që askush nuk ka të drejtë të abuzojë me autorizim e lëshuar.

Nuk ka nevojë të bëjnë aplikime nga fillimi, janë të vlefshme ato që kanë pasur, por me fashat e caktuara në 05:00 deri në 08:00 dhe 16:00 deri në 17:30.

Makine e biznesit që kanë specifikë për të lëvizur gjithë ditën, autorizimet janë të vlefshme por asnjë nga bizneset të mos abuzojë”.

Loading...