Desh u mbyt në Palasë/ Politikani italianë: Ishte pagëzim shqiptar

Politikani italianë, Vittorio Sgarbi ka folur për incidentin që i ndodhi në Palasë të Vlorës, ku rrezikoi të mbytej, pasi ishte futur të provonte ujin.

Ajo që e ka shpëtuar ka qenë vajza e tij dhe një nga rojet e plazhit.

Momentin e shpëtimit Sgarbi e ka shpërndarë në rrjetet sociale. Ai u shpreh se tani është mirë dhe incidentin e quajti një pagëzim shqiptar.

Lajmi u bë i ditur edhe nga vetë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili ndau një video teksa udhëtonte me makinë bashkë me Sgarbin.

Ndërkohë Sgarbin tha se:

“Jam mirë dhe çdo gjë është në rregull. Ato dallgë për pak desh më morën me vete, por tani jam më i fortë se më parë. Asgjë e rëndë nuk ndodhi. Vajza ime më erdhi në ndihmë. Ishte një pagëzim shqiptar”.

Loading...