Dëshmia e djalit që pa vdekjen e nënës me sy: Babai e dhunonte mamin që kur ishim fëmijë

Lidhur me hetimin për “Dhunë në familje”, policia e Elbasanit ka marrë në pyetje djalin e Liljanës.

Ai ka treguar se, marrëdhënia e prindërve të tij ka qenë gjithmonë e acaruar.

“…Babai, ka ushtruar dhunë mbi mamin që kur kanë qenë të vegjël. Ai e godiste, e rrihte pa shkak por ata ishin të vegjël dhe nuk kishin çfarë të bënin. Tani Babi gjen rastin dhe ushtron dhunë, kur ata nuk janë në shtëpi…” – tregon djali i çiftit Buzo.
Në lidhje me ngjarjen e datës 7 nëntor 2020 djali sqaron se atë ditë është kthyer nga shkolla rreth orës 16:00.

Në shtëpi ishin të dy prindërit dhe ai nuk ka vënë re gjë.

“…mami mbante një shall rreth qafës. Nuk e kam pyetur se pse mbante shallin në qafë, por në darkë mami na ka treguar të dy fëmijëve për dhunën që babi, kishte ushtruar mbi mamin dhe ishte dëmtuar tek mjekra.
Atë natë mami shkoi fjeti në dhomën e tyre dhe nuk fliste fare. Ka ndenjur dy-tre ditë në shtëpi me frikë. Vëllai i madh Klajdi, ka debatuar me babin për këtë ngjarje dhe ai e mohonte. Edhe ai i ka folur babit.

Mbas disa ditësh mami mori një çantë me rroba dhe ai së bashku me vëllain, e kanë përcjellë për në Tiranë, tek daja ku aktualisht jeton edhe sot. Ka ardhur mbas dy ditësh dhe mami ka shkuar në polici për të bërë kallëzimin penal. Babi është penduar për veprimet që ka kryer…” – ka treguar në polici njëri nga djemtë e Liljanës.

Loading...