Dëshmia e Elidës: Dashnorin e merrja nga telefoni i vjerrës

Mbremjen e djeshme, në emisionin e Rudina Xhungës është diskutuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bastar i Mesëm në Tiranë, ku për hir të nderit, u vra një një 34-vjeçar, i cili kishte një lidhje jashtëmartesore me një 20-vjeçare po të martuar.

Në studion e News 24 është diskutua për fenomenin, ku ndër të ftuarit ka qenë edhe gazetarja e Panorama, Etleva Delia, e cila ka treguar dinamikën e ngjarjes.

“Policisë i është dashur 48 orë që të kuptonte se bëhej fjalë për një vrasje. Tentativat për të fshehur ngjarjen dhe për ta çuar në spital kanë sjellë vdekjen e 34-vjeçarit. Ai u gjet nga disa fshatarë të cilët e morën në shtëpi dhe mundoheshin ta mbanin ngrohtë se kishte hemorragji”, është shprehur Delia.

Ndërkohë një detaj që është sjellë në vëmendjen dhe në diskutim, ka qenë edhe vështirësia dhe problemet infrastrukturore që kjo zonë ka, duke bërë të pamundur lidhjen me Tiranën.

Gjithashtu Delia ka treguar se nga informacionet e marra nga banorët e zonës, është thënë se të dyja këto familje, edhe familja e 20-vjeçares, edhe familja e viktimës, janë në gjendje të dobët ekonomike.

NGJARJA

E.Cani vrau me mjete të forta 34-vjeçarin A. Gjecin në bashkëpunim me kunatin e tij D. Kurti. Bashkëshorti i 20-vjeçares E. Cani, D. Kurti dyshonte se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë ka vënë në dijeni vëllain e saj E. Cani, 31 vjeç.

Të dy bashkë e kanë ruajtur dhe e kanë kapur teksa është takuar me 34-vjeçarin, të cilin më pas e kanë dhunuar me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen.

Motra e autorit, njëkohësisht e dashura e viktimës për të mbrojtur vëllain nuk ka treguar në polici, ndaj është vënë në pranga.

DËSHMIA E E. CANIT

Ajo dhe viktima janë banorë të fshatit Bastar. Ditën e ngjarjes, ata janë takuar pranë një ambienti të braktisur që ndodhej pranë banesës së saj dhe më pas ata janë futur në dhomën e gjumit të shtetases E. Cani.

Dhoma ka dalje në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që viktima do dilte nga banesa e shtetases E. Cani, kjo e fundit ka dalë e para dhe ka mbajtur ambientin me fushëpamje që të vërente praninë e ndonjë personi. Pasi ka kontrolluar, ajo i ka thënë viktimës të dalë, duke e ruajtur nga një distancë e afërt.

Ai ka dalë nga oborri nëpërmjet një dere dhe Cani deklaron se e ka parë në momentin e fundit nga pas. Ajo ka dëgjuar zhurma goditjeje dhe ka kuptuar se Gjeçin e kanë goditur. Ka shkuar pranë tij dhe e ka parë të gjakosur, i ka thirrur disa herë, por ai bënte zhurma pa arritur të komunikojë me të. Ajo ka marrë në telefon vëllain e viktimës M.GJ. dhe i ka shpjeguar se Arbenin e kanë goditur, por nuk është e sigurt nëse ky i fundit e ka dëgjuar se çfarë i është thënë për shkak të erës që frynte.

Më pas e shqetësuar ka njoftuar bashkëshortin e saj D. Kurtin, që ndodhej në një lokal larg banesës, duke i thënë fillimisht të vinte dhe më pas i ka thënë se një person ka vdekur pranë banesës së tyre. Ajo i ka shpjeguar se A. Gjeçi kishte ardhur ta takonte dhe se dikush e ka vrarë. D.Kurti i ka thënë se do të vinte dhe rregullonte gjithçka dhe e ka pyetur nëse prindërit e dinin këtë fakt. Ai i ka thënë të pastronte gjakun. Ai ka ardhur dhe ka marrë shtetasin A. Gjeçi, ndërsa shtetasja E. Cani e ka pastruar vendin e ngjarjes, duke larë gjakun dhe sipër i ka hedhur një sasi tallashi.

Ajo i ka bërë me dije bashkëshortit se nuk e dinte se kush e ka qëlluar Gjeçin. Ajo ka sqaruar se ka në përdorim numrin telefonik 0698294xxx, si dhe një numër tjetër që e kam thyer që të mos merrej vesh lidhja e saj me shtetasin A. Gjeçi. Deklaron se ka folur me të edhe nga numri i vjehrrës fshehtas. Ajo ka deklaruar gjithashtu se kur e ka takuar, viktima i ka shprehur shqetësimin duke i thënë se ka pasur përshtypjen se dikush e ka ndjekur ndërsa shkonte aty.

Ajo i ka deklaruar se në dijeninë e saj, lidhjen e tyre nuk e dinte njeri. Në lidhje me ngjarjen, unë deklaroj se isha e traumatizuar nga ajo që kishte ndodhur. Mua thjesht më tha burri im D. Kurti që të fshij gjakun dhe unë e fshiva. Ora ishte afërsisht 21:40 minuta e datës 24.01.2019. Nuk di çfarë të them tjetër për ngjarjen, unë jam e penduar dhe i kam treguar në deklarimin e mëparshëm. Unë shtetasin A. Gjeçi e njihja dhe nuk dua të shprehem se do të përgjigjem në Gjykatë përsa ka ndodhur.

DESHMIA E D. KURTIT

Shtetasi D. Kurti e ka transportuar viktimën larg shtëpisë dhe ka marrë në telefon shtetasin I.K., duke i thënë se ka gjetur dikë të shtirë në rrugë që lëshon zhurma dhe ka frikë t’i afrohet. Shtetasi I.K. ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka thirrur të vëllain të shkonte atje, pasi ishte lajmëruar nga Dëfrimi se ka gjetur një person të plagosur dhe se ai ishte shtetasi A. Gjeçi, i cili ishte fshatar i tyre dhe njëkohësisht shofer i linjës së furgonave të zonës. Pasi janë takuar të tre, kanë shkuar matanë përroit dhe kanë parë të shtrirë shtetasin Arben Gjeçi, i cili rënkonte, por nuk fliste. Ishte i lagur, pasi binte pak shi dhe ishte i gjakosur në kokë në anën e majtë, po ashtu gjak kishte në xhup dhe në triko. Të tre së bashku e kanë marrë në krahë dhe e kanë çuar te shtëpia e B.K., ku i kanë hequr të gjitha rrobat në brez e sipër, pasi dridhej dhe kishte ftohtë. I kemi hedhur dy-tre batanije që të ngrohej si dhe i kam futur shumë dru sobës për t’u ngrohur më shumë ambienti. Ndërkohë, ka marrë në telefon vëllain e Arbenit, shtetasin C.GJ., të cilit i ka thënë se ka gjetur Benin jashtë të vrarë dhe të gjente ndonjë makinë për ta çuar në spital. Nga verifikimi i thënieve të shtetasit Dëfrim Kurti, me procesverbalin e verifikimit të thënieve, vërtetohet se ai me gisht ka treguar se ku ka gjetur kufomën në derë, më pas e ka marrë atë dhe e ka dërguar në lagjen “Bakutja”, duke e lënë në anë të rrugës. Më pas, ka shkuar në parcelën e shtetasit S.K., ku kishte hequr bluzën e tij me njolla gjaku dhe e kishte fshehur poshtë një rrase guri, si dhe ka fshehur po në këtë parcelë, në murin rrethues, në mesin e saj, telefonin “iPhone” me ngjyrë blu e të bardhë, që i përkiste viktimës A.Gjeçi. Më pas, ai ka lëvizur me mjet në drejtim të qytetit të Tiranës.

DËSHMIA E E. CANIT

I është marrë deklarim shtetasit E.Cani, vëllai i shtetases E. Cani, i cili ka deklaruar si më poshtë:

Në tetor të vitit 2018 jam kthyer nga Greqia në Shqipëri për të bërë përgatitjen për dasmën time me shtetasen F. Heta. Pasi jam kthyer nga Greqia, të gjitha përgatitjet e dasmës i kisha të rregullta vetëm më mungonte kostumi.

Kur kam qenë te “21 Dhjetori” dhe kam telefonuar motrën time E. Cani, së cilës i kam thënë të merrte babin dhe nusen dhe të zbrisnin në Tiranë për të blerë kostumin tim të dhëndrit. Pasi kemi mbaruar punë, babai im ka telefonuar një nga shoferët dhe i gatshëm është treguar A.Gjeçi, i cili me furgon bën linjën Zall Bastar-Tiranë dhe anasjelltas dhe kur ishte në rrugë të drejtë bënte manovra, duke i dhënë mjetit me shpejtësi dhe shikonte nga pasqyra.

Unë nuk e dija se më kë e kishte, me gruan time, apo me motrën që po ngacmonte dhe i them A.Gjeçi. “mbaje mirë timonin se na hodhe”.

Më datë 24.01.2019, rreth orës 18:00, kam dalë nga shtëpia dhe i kam thënë babait se po iki në punë si zakonisht dhe ndërkohë, kam zbritur te lokali i lagjes dhe aty kam parë furgonin e A Gjeçit, por ate nuk e pashë.

Ndërkohë, pa hyrë brenda në lokal kam telefonuar dhëndrin tim D. Kurti dhe e kam pyetur se ku ishte. Ai më tha se ishte te lokali. Unë i thashë të vinte te lokali tjetër, te Fredi. Në këtë kohë, unë kam shkuar te puna ime dhe i kam kërkuar përgjegjësit tim leje, duke i nxjerrë arsye se kisha babanë sëmurë dhe për këtë më duhej leje. Megjithëse përgjegjësi nuk më dha leje, unë sërish u largova.

Në këtë kohë unë kam shkuar në shtëpinë time, në oborr kam marrë një shufër hekuri 50-60 centimetra, e cila në fund ishte shtypur. Këtë hekur e përdor babai dhe unë për të çarë gurë. Pasi mora hekurin, shkova pas shtëpisë së motrës dhe kam ndenjur te porta e kashtores. Në këtë moment kam parë te dera, ku depërtonte drita, një hije që lëvizi. Në këtë kohë u hap dera dhe doli te porta, e identifikova, ishte A. Gjeçi, më pa mua dhe filloi të qeshte me ironi.

Unë në këtë moment, ngaqë ai ishte i gjatë, i kam bërë dy hapa mbrapa dhe e kam goditur me hekur mbas koke dy-tre herë. Mbasi e kam goditur , kam ikur qetësisht në shtëpinë time dhe hekurin e kam hedhur midis hapësirës së kotecit dhe kashtores. Kur kam shkuar në shtëpi, më pyeti babi se pse isha i mërzitur, unë thashë se nuk kam gjë dhe shkova të fle.

Ditën tjetër, te shtëpia ka ardhur djali i xhaxhait A.C. dhe më ka thënë se kishin gjetur A. Gjeçin të vrarë në rrugë, unë thashë se nuk dija gjë. Nuk kam pasur për qëllim të vras A.Gjeçin, por doja ta rrihja që të vuante ca kohë.

PANORAMA

Loading...