Dëshmia e vajzës: ‘Donin ta vrisnin babanë, por kallashi u bllokua’

Dëshmia e vajzës së çiftit Zeja dhe dritë mbi grabitjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku autorët të maskuar si policë arritën të marrin 40 mijë lekë.

Sipas saj, babai ka shpëtuar për mrekulli, pasi autorët kishin synim ta vrisnin, por kallashi u bllokua.

“Babin e shtrinë përtokë sa hapi derën, pasi ata kërkuan ta hapnim derën se ishte bërë një denoncim sikur ne kishim qëlluar me armë. Kur kam hapur derën e dhomës e kam parë vëllanë kur e shtrijnë në tokë, e bashkojnë me babin në katin e parë pastaj.

Mua më mbajtën në katin e dytë bashkë me djalin. Ishte një person më i gjatë dhe më i dobët ai që më ruante mua. Mua nuk më kanë prekur se isha me djalin.

Ata i bënin thirrje babit të tregonte armën, ai i tha të kontrollojnë se nuk kishte armë. Personi që ishte lart i thotë vrite babin, por ai poshtë e kishte pas kallashin të mbushur dhe kur tenton t’i fusë përsëri fishekë i bllokohet”,- tregon ajo.

Loading...