Dëshminë tronditëse nga motra e viktimës

Një shqiptar me origjinë nga Kosova që akuzohet se ka ekzekutuar gruan e tij me armë para katër fëmijëve të tyre dyshohet se ka qene i radikalizuar.

Kjo ka qenë dëshmia e motrës e viktimes, e cila ka treguar për procesin e radikalizimit të Anton B. Motra ka treguar në polici se e ka cilesuar viktimë shume here me fjalë banale si “k**vë”, dhe e detyroi te vinte shamine. Por ata u divorcuan

“Donte të jetonte e lirë, të zbukurohej, të punonte, ashtu si edhe gratë e tjera”, thotë motra e saj në rolin e dëshmitares. Por, burri i saj e ndaloi, “pasi nuk ishte islamike”. Familja e saj, gjithashtu me rrënjë kosovare, përbëhet nga myslimanë të moderuar.

“Ai e detyroi ta vendosë shaminë në kokë. Pas kesaj, ajo u izolua, nuk u la te dilte apo te fliste me persona te tjere, pervec familjes,” vijon të tregojë motra.

“Salzgitter Zeitung” shkruan se 38-vjeçari vizitotone një xhami në Ibbenbüren dhe ndryshoi emrin e tij, pasi ai qe kishte nuk tingëllonte aq islamik.

Përveç kësaj, 38-vjeçari dyshohet se ishte bërë gjithnjë e më agresiv ndaj katër fëmijëve të tij. Mbi të gjitha, ai e kishte rrahur djalin e tij më të vogel. Sjellja e vrasësit si duket ka çuar në konflikt të marrëdhënieve bashkëshortore.

BalkanWeb

Loading...