Dëshmon njëra prej të mbijetuarve të aksidentit: Shoferi që na përplasi bënte manovra

Nervida Garunja dhe Denisa Dibra janë dy vajzat që mbetën të plagosura si pasojë e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme, e që i mori jetën dy vajzave të tjera që po udhëtonin me to.

Dibra dhe Garunja ndodhen në Spitalin e Traumës, ndërsa kjo e me origjinë nga Shkodra, i ka thënë oficerëve të policisë se e kanë parë automjetin tip “Benz” që i ka përplasur duke bërë manovra pak para aksidentit, sipas “abcnews”.
Ndërkohë, shoferi i mjetit tip “Benz”, i identifikuar si Behar Pema, është arrestuar nga policia, ndërsa në testin e alkoolit ai ka rezultuar i dehur.

Loading...