Menjëherë pas arrestimit të mikut të vrasësit të 62-vjeçarit, ngjarje kjo që tronditi Tiranën mbrëmjen e djeshme, News 24 ka siguruar dëshminë e tij të dhënë për policinë.
Sipas dëshmisë së mikut të Myrtajt, 62-vjeçari që mbeti i vdekur mbrëmë tek ‘Liqeni Artificial’ sapo kishte parë autorin e dyshuar të vrasjes, Islam Myrtajn, i është afruar duke e ofenduar, ndërsa më pas, kjo skenë ka degjeneruar në përleshje fizike dhe sipas Myftar Pashës, pas këtij veprimi, miku i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt 62-vjeçarit.
Ai tha para policisë se nuk e dinte se miku i tij kishte armë me vete, ndërsa shtoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kohë shumë të shpejtë.
“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi.
Ishim duke ecur te dy kur përballë pamë Haxhi Baxhinofskin me te birin. Islami me tha “boo kush duron këtë, do më kujtojë lekët”.
Kur Haxhiu u afrua e ofendoi Islamin rëndë dhe e goditi. U përleshën të 2 dhe pastaj Islami nxori pistoletën dhe qëlloi 4 ose 5 herë.
Sapo qëlloi, Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni që Islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, tha ai.
Policia ndërkohë vijon punën për kapjen e atentatorit, i cili i largua mbrëmë nga vendngjarja, pasi qëlloi 5 herë në drejtim të 62-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.