Dështoi në zgjedhje, Jozefina Topalli dorëhqet nga drejtimi i partisë pas vetëm 6 muajsh

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli largohet nga drejtimi i partisë, “Lëvizja Për Ndryshim” pasi nuk arriti që të merrte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

“Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje.

Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan.
Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare” shkruan Topalli.

Ish-n/ kryetarja e PD-së qëndroi në drejtimin e partisë që themeloi vetëm 6 muaj, nga nëntori deri në prill për të hapur krahun pasi nuk arriti që të bëhej faktor.

Njoftimi i Topallit:

Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje.
Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan.
Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare.

Loading...