Viktima Nikolla Ikonomi u qëllua me tre plumba në pragun e shtëpisë dhe humbi jetën rrugës për në spital. Të afërmit kanë deklaruar se 47 vjeçari nuk kishte pasur konflikte në fshatin ku jetonte.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin e autorit (ëve) të ngjarjes. Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja ndërkohë që tre plumba i kanë përshkuar trupin.
Kush ishte 47-vjeçari me tre emra i dënuar më parë me 6.8 vite burg për drogë ?
Viktima Nikola Ikonomi është me precedencë të mëparshëm penal, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droga.
” Laver Tozaj, shpallet fajtorë për kryerje të veprës penale të: “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me dhjetë vjet burgim;” shprehej Gjykata.
Nikola Ikonomi (Emri i fundit i përdorur nga ai ) kishte tre emra pasi e kishtë ndërruar. Fillimisht quhej Laver Tozaj, më pas në Xhaferr Tozaj dhe së fundmi në Nikola Ikonomi.
Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka akuzuar viktimën për trafikimin e 1146 kilogramëve kanabis në drejtim të Greqisë, ngjarje e ndodhur në vitit 2005. Sipas Prokurorisë, ngjarja për të cilën janë të pandehur personat e dërguar në gjykim, ku në krye të listës ka qenë Tozaj, ka ndodhur më 17 mars 2005, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë ku është sekuestruar sasia prej 1146 kilogramë lëndë narkotike marijuanë. Droga ishte ngarkuar në një kamion që kishte si destinacion, kalimin në territorin e shtetit grek.