Sanie Demollari është vik.tima e cila është mbytur nga i biri 50-vjeçar Ylli Demollari në qytetin e Korçës.
E moshuara është gjetur e pajetë nga djali i saj, prandaj dyshimet e para të policisë ishin se djali e kishte vr.arë.
Vi.ktima jetonte vetëm me të birin në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës. Mbi trupin e të moshuarës janë konstatuar shenja dh.une.
Fqinjët e vi.ktimës kanë deklaruar se shpeshherë i biri e dhu.nonte të moshuarën, pasi kthehej në gjendje të dehur në shtëpi. Të bër.titurat kanë qenë pjesë e përditshmërisë së tyre, kanë thënë më tej fqinjët.
Ndërsa kunata e Yllit, Xhyrxhie Demollari ka thënë se ai ka qenë i divorcuar me gruan për shkak se kishte probleme me alk.oolin prej vitesh. Ajo ka deklaruar se Ylli e ke.qtrajtonte shpesh nënën e tij.
Vetë autori i ngjarjes së rëndë ka deklaruar pak momente më parë në polici se e kishte mby.tyur nënën e tij me duar.
Vi.ktima ishte nëna e katër fëmijëve. Dy nga djemtë e saj jetojnë në Amerikë, njëri në Tiranë dhe fëmija i katërt është autori i ngjarjes së paprecedentë.