Makina më të cilën ai po udhëtonte u përmbys pasi u përplas me disa shtylla ndriçimi, ndërsa bashkë me të ishin edhe shtatë bashkëmoshatarë të tij, që të gjithë të plagosur, por jashtë rrezikut.
Daniele u bllokua mes llamarinave dhe kjo bëri që të gjejë vdekjen në vend.
Para përplasjes të miturtit kishin publikuar një video në Instagram, ku shiheshin duke qeshur dhe bërë shaka teksa thoshin, “Jemi tetë vetë, në një makinë me pesë vende”.
Aksidenti i rëndë ndodhi gjatë orës 02.00 të mëngjesit të së dieles, kur të rinjtë po udhëtonin me një makinë tip ‘Opel Corsa’.
Prindërit e tij të shokuar shkruajnë në profilin në rrjetin social të djalit, “Mos bëni të njëjtin gabim si ai, mos rrezikoni jetën tuaj për budallallëqe… jetojeni”.